Tentuan të dilnin nga Porti i Durrësit pa deklaruar mallrat, procedohen penalisht tre personave

Tentuan të dilnin nga Porti i Durrësit pa deklaruar mallrat, procedohen penalisht tre personave

Si rezultat i kontrolleve të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në inteligjencën policore, goditen 3 raste të paligjshmërive në kufi dhe kapet 1 shtetas që ishte në kërkim.

 
– Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 18 900 euro.

-Goditet një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen 80 litra vaj dhe dhjetëra shishe me verë.

-Goditet një rast i tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente false. Sekuestrohen 1 pasaportë dhe 1 kartë ID.

Procedohen penalisht 3 shtetas, për këto raste.

-Gjithashtu, kapet dhe vihet në pranga një shtetas në kërkim, i akuzuar për vjedhje.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur 3 raste të paligjshmërive në kufi. Për këto raste, DVKM Durrës referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-M. S., 60 vjeç, shtetas nga Maqedonia e Veriut, pasi gjatë kontrollit në hyrje, i janë gjetur 18 900 euro, që nuk i kishte deklaruar në kufi;

-R. K., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën 80 litra vaj dhe dhjetëra shishe me verë, pa faturat përkatëse;

U. N., 29 vjeç, banues në Kosovë, pasi në dalje, ka paraqitur në sportel, pasaportë dhe kartë ID me të dhënat e një shtetasi tjetër kosovar.

Gjithashtu, u kap dhe u ndalua shtetasi S. G., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.