“E dashura e Erdgys Arrazit është shtatzënë”/ Ja pse u takua Alma me kunatën para vetëvrasjes!

Avokati Kujtim Cakrani ishte i ftuar sot në “Breaking” në Top News, ku ka dhënë detaje të reja mbi hetimet në lidhje me mbytjen e Alma Arrazit dhe fëmijëve të saj.
“E dashura e Erdgys Arrazit është shtatzënë”/ Ja pse u takua Alma me kunatën para vetëvrasjes!

Avokati Kujtim Cakrani ishte i ftuar sot në “Breaking” në Top News, ku ka dhënë detaje të reja mbi hetimet në lidhje me mbytjen e Alma Arrazit dhe fëmijëve të saj.

Ai deklaroi se flitet që e dashura minorene e Erdgys Arrazit ishte shtatzënë dhe kjo e ka rënduar më shumë gjendjen psikologjike të Almës.

 
“Flitet që ajo vajza, e cila ishte ende minorene, nuk kishte mbushur 18 vjeç, ishte shtatzënë dhe se Alma e ka marrë vesh këtë detaj dhe kjo e rëndoi gjendjen e saj. Megjithatë, kjo pritet të provohet nga analizat mjeko-ligjore. Nuk dihet nga burime zyrtare, por publiku duhet ta mësojë të vërtetën. Duhet të zbardhet për t’i dhënë dritë kësaj ngjarjeje. Megjithatë, sjelljet e bashkëshortit nuk e justifikojnë aktin e gruas, e cila u vetëvra por duke mbytur dhe fëmijët e saj.

Alma ka parë foton e një prej fëmijëve që e kishte publikuar e dashura e bashkëshortit. Kjo e ka rënduar nga ana psikologjike. Ajo ishte një grua e braktisur, e vetmuar, e paragjykuar, e braktisur nga policia dhe pa asnjë mbrojtje ligjore. Një nënë braktiset nga bashkëshorti me fëmijët, ai ka një të dashur dhe kjo braktiset në mes të 4 rrugëve, kjo nënë mendon se fëmijët e saj do rriten në kushte të vështira, duke përfshirë dhe gjendjen e rënduar psikologjike, ka thënë ‘Fëmijët e mi nuk i lë në dorë të të tjerëve po ika nga kjo botë’ dhe në gjykimin tim, kjo ka bërë që të mbytet së bashku me fëmijët. Sot gratë, nënat shqiptare trajtohen si leckë. Edhe kafshët nuk trajtohen kështu. I shikoj që ndahen me një mospërfillje të jashtëzakonshme, lënë fëmijët në mes të rrugëz, se çfarë do hanë ata fëmijë, nuk e mendojnë.

Kunata e ka ditur që kishin marrëdhënie të agravuar, por nuk lidh dot momentin çfarë kanë biseduar dhe pse është takuar Alma me kunatën para se të merrte vendimin për tu vetëvrarë. Mendoj se janë takuar sepse Alma i ka kërkuar ndihmë për bashkëshortin, mund të ketë marrë një përgjigje jombështetëse nga kunata. Do ketë qenë përgjigje që e ka lënduar për të ardhmen e saj. Kuanta është çelësi për të hskuar tek e vërteta, pro jo zgjidhja për këtë çështje.”- tha avokati.