Premier League/ Titulli vendoset me “foto-finish”, Man.City rimerr kreun 1 javë nga fundi

Manchester City, me një dorë në titullin kampion të radhës në Premier League.
Premier League/ Titulli vendoset me “foto-finish”, Man.City rimerr kreun 1 javë nga fundi

Manchester City, me një dorë në titullin kampion të radhës në Premier League.

“Qytetarët” mposhtën mbrëmjen e sotme 0-2 Tottenhamin në transfertë, duke kaluar pengesën e fundit të vështirë në këtë sprint të fundit të garës së kampionatit.

 
“Heroi” i City-t në këtë ndeshje ishte Erling Haaland, autor i të dy golave të miqve. Të parin e realizoi në fillim të pjesës së dytë, ndërsa atë që vulosi fitoren e ekipit të Guardiolës norvegjezi e shënoi me 11-metërsh, sapo nisi koha shtesë.

1 javë nga fundi i Premier League, Manchester City kryeson me 88 pikë, ndërsa ndjek Arsenal me 86 pikë. Skuadra e Guardiolës në javën e 38-të do të përballet me West Ham teksa për të siguruar titullin i duhet fitorja pasi një barazim i kombinuar me fitoren e Arsenal ndaj Everton do ta çonte trofeun në Londër.