Po ndërtonte pa leje një dyqan, arrestohet 58-vjeçari në Shkodër

Një 58-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi akuzohet për ndërtim pa leje.
Po ndërtonte pa leje një dyqan, arrestohet 58-vjeçari në Shkodër

Një 58-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi akuzohet për ndërtim pa leje.

Policia sqaron se 58-vjeçari me iniciale F. T, është kapur në flagrancë në lagjen “Guerile” duke ndërtuar një strukturë betoni që do të shërbente si dyqan.

 
“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që kryhen në bashkëpunim me specialistët e IMT Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër vunë në pranga shtetasin F. T., 58 vjeç. 58-vjeçari po ndërtonte pa leje, në lagjen “Guerile”, një strukturë betoni që do të shërbente si dyqan”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.