Çmimet e banesave, rritje pas 6-mujorit të parë 2024/ Ekspertja: Shtrenjtim 10-15%, ja zonat me perspektivë

Ngadalësimi i çmimeve të apartamenteve është i përkohshëm, pasi pas 6 mujorit të parë të 2024, ekspertet paralajmërojnë një rritje tjetër të çmimeve që do të zgjasë për një periudhë 5 vjeçare. Armelid...
Çmimet e banesave, rritje pas 6-mujorit të parë 2024/ Ekspertja: Shtrenjtim 10-15%, ja zonat me perspektivë
Foto: Çmimet e banesave, rritje pas 6-mujorit të parë 2024/ Ekspertja: Shtrenjtim 10-15%, ja zonat me perspektivë

Ngadalësimi i çmimeve të apartamenteve është i përkohshëm, pasi pas 6 mujorit të parë të 2024, ekspertet paralajmërojnë një rritje tjetër të çmimeve që do të zgjasë për një periudhë 5 vjeçare. Armelida Shtiza, eksperte e pasurive të paluajtshme nga studio e emisionit “Box to Box” tha se rritja pritet të variojë nga 10 për qind deri në 15 për qind.

Sa i takon zonave të cilat sot ofrojnë një çmim të përballueshëm por që shihen me perspektivë apo si zona me zhvillim, Shtiza veçoi zonën pranë Bulevardit të ri të Tiranës. Por me interes sipas saj, veçanërisht për investitorët janë kodrat përgjatë vijës bregdetare.

Ne periferinë e Tiranës çmimet variojnë nga 1200 euro deri në 1300 euro m2, që sipas ekspertes së pasurive të paluajtshme është çmimi maksimal që mund të arrihet. Sakaq, referuar Bankës së Shqipërisë, në 6 mujorin e parë të këtij viti çmimet e pasurive të paluajtshme patën një ngadalësim.

Shumë ekspertë ndajnë mendimin, se rritja e sipërfaqes së ndërtimit nga njëra anë dhe stanjacioni sa i takon nivelit të të ardhurave, mund të sjelle stopim apo frenim të transaksioneve. Por, sesa do të ndikojë kjo në treg, mbetet për t’u parë.