Artizan në epokën e teknologjisë, vështirësia e ruajtjes së traditës përballë mos interesimit të brezave të rinj

Punimet artizanale vijojnë të ruhen me fanatizëm veçanërisht në qytete të vogla të vendit si Kruja. Një prej këtyre artizaneve është Makbule Kaçiu, e cila që në vegjëli është marrë me endjen e kostumeve popullore tradicionale.

Ajo ka ruajtur versionet e vjetra të këtyre veshjeve duke u përpjekur t’i sjellë sa më afër origjinalit.

“E kam filluar me kostume të traditës shqiptare. Kam zbërthyer komplet kostumin e hershëm duke filluar nga buzja, jeleku. Çdo gjë e kam ruajtur sipas modeleve të vjetra. 12 fije ar i kam bashkuar në një. Zanatin e kam marrë nga mami im”, tha Makbule Kaçiu, artizane.

Makbule Kaçiu tregon edhe disa sekrete të vogla të punës me kostumet popullore.

“Sa më e madhe të jetë këmba aq më e madhe është pasuria. Gjatësia e saj tregonte shtresat e shoqërisë. Më të varfrit kishin këmbë më të vogla, ata të shtresës së lartë dalloheshin prej tyre”, u shpreh Makbule Kaçiu.

Dëshira e saj më e madhe është trashëgimi i punës së dorës, dhe në pamundësi për ta kaluar tek dy djemtë e saj ajo fton të gjithë të rejat për t’i mësuar këtë profesion.

“Kam dëshirë ta jap. Lum ai që e merr këtë zanat. Ky është një byzylyk floriri në dorë, zanati është i tillë. I lusim të rejat të vijnë të mësojnë pa lekë”, tha Makbule Kaçiu.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit prej kohësh ka ndërmarrë politika mbështetëse për artizanët, ndaj në kuadër të kësaj nisme në Krujë u mbajt panairi “Arti dhe tradita” ku artizanë të shumtë të qytetit promovuan punët e tyre.