Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë verës

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët psikiatër e lidhin fenomenin, me përdorimin më të shtuar të pijeve alkoolike deri në abuzim, duke rënduar kryesisht gjendjen e personave që vuajnë nga shëndeti mendor.

“Po është e vërtet që në këtë periudhë rriten abuzimet me alkoolin apo dhe me lëndët narkotike, me ardhjen e stinës së verës edhe abuzimet shtohen”, mjeku psikiatër Stiliano Lepuri.

Ajo çfarë vërehet me pozitivitet nga mjeku psikiatër është ndërgjegjësimi dhe qasja që njerëzit kanë për të trajtuar problemet mendore.

“Është ulur pak stigma dhe paragjykimet që njerëzit për problemet e shëndetit mendor dhe shohim që vijnë na kërkojnë ndihmë dhe këshilla”, tha mjeku.

Rastet e rënda shtrohen në spital ku trajtohen deri në 4 javë, ndërsa në përditshmëri këtyre personave u jepet ndihmë pranë qendrave komunitare. Aktualisht në spitalin psikiatrik” Ali Mihali” në Vlorë janë të shtruar 135 pacientë.