Marigona Salihu rrëmben titullin Miss Buzëqeshja 2024  

Në skenën e bukurisë dhe modës, një fytyrë e re po ngrihet në përqafimin e lavdishëm të suksesit. Marigona Salihu është një modele e re që ka fituar titullin e "Miss Buzëqeshja 2024" në Kosovë. Me një buzeqeshje rrëzëllitëse dhe një stil të jashtëzakonshëm, ajo është bërë figura kryesore e kompeticionit të modës në vendin e saj.

E lindur në një qytet të vogël, ajo është rritur me pasionin për modën dhe bukurinë. Edhe pse në moshë të re, dhe pa mbështetjen e njërëzve të saj të afërt Marigona me stil dhe elegancë ia ka arritur qëllimit të saj. 

"Fillimisht ka qenë e vështirë sepse nuk kam pasur përkrahje në këtë rrugë por nuk jam dorëzuar asnjëherë duke vazhduar e vetme. Duke parë vendosmërinë time familja ime më pas u bë suporti më i madh ndërsa nga shoqëria mbështetja ka qenë pothuajse inekzistente në përjashtim të dy shoqeve të ngushta. Në këto momente arrita të dalloj shoqërinë e vërtete nga ajo fake si dhe me kë ti ndaj sukseset e mia në të ardhmen." shprehet Marigona për Apel.media. 

Pjesëmarrja në konkurse të ndryshme të modës dhe aktivitete të tjera në aktrim i kanë dhënë mundësinë të shfaqë talentin e saj dhe të fitojë vëmendjen e publikut.

Fitimi i titullit të Miss Buzëqeshja nuk është vetëm një sukses personal për të, por edhe një shenjë e vlerësimit të aftësive të saj në industrinë e modës. Ky titull i jep asaj një platformë të re për të ndikuar pozitivisht në shoqëri dhe për të përfaqësuar vlerat e bukurisë së brendshme dhe jashtme.

Me karizmën dhe buzeqeshjen e saj të përjetshme, ajo është një frymëzim për të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e tyre.