10 ditë pa kontakt, Babai denoncon humbjen e djalit

Një 30-vjeçar është denoncuar si i humbur nga babai i tij në Policinë e Maliqit.
10 ditë pa kontakt, Babai denoncon humbjen e djalit

Një 30-vjeçar është denoncuar si i humbur nga babai i tij në Policinë e Maliqit.

I riu jeton në Gjermani dhe prej 10 ditësh nuk ka pasur kontakte me familjarët e tij.

 
“Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit”, thuhet në njoftim.