Dhunoi gruan dhe 4 fëmijët e mitur, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës

Dhunoi gruan dhe 4 fëmijët e mitur, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës

Një rast i dhunës në familje është raportuar këtë të premte në Vaun e Dejës. 50-vjeçari, Petrit Lufi, ka dhunuar gruan e tij dhe 4 fëmijët e mitur, për arsye ende të paqarta.

Blutë bëjnë me dije se në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar një sëpatë dhe një thikë, me të cilat autori kërcënonte me jetë familjarët. Ai është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme proceduriale.

 
“Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas dhunonte dhe kanoste, bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur, në banesën e tyre, në fshatin Toplane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i rastit. Dhunoi bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur, pranga agresorit në Vaun e Dejës

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë), me të cilat i arrestuari kanoste për jetën, bashkëshorten dhe fëmijët”,- njofton Policia. 
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.