Sylvinho: Në Europian duhet sakrificë, por besoj te lojtarët

Shqipëria për herë të dytë në histori do të jetë pjesëmarrëse në fazën finale të Kampionatit Evropian.
Sylvinho: Në Europian duhet sakrificë, por besoj te lojtarët

Shqipëria për herë të dytë në histori do të jetë pjesëmarrëse në fazën finale të Kampionatit Evropian.

Kuqezinjtë patën një short të vështirë në grup ku do të kenë përballë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë duke e bërë të ndërlikuar situatën.

 
Gjithsesi trajneri i Kombëtares, Sylvinho, në një intervistë për revistën “World Soccer” thotë se një aktivitet i tillë mund të ketë të papritura.

“Çdo gjë mund të ndodhë në një turne të jashtëzakonshëm si ky dhe që zhvillohet në një kohë kaq të shkurtër. Do të jetë një muaj intensiv kur të gjithë ekipet do të japin maksimumin e tyre në arritjen e objektivave.

Do të jetë kundër një Italie të fortë, që mbron titullin e kampionit të Europës të fituar nën drejtimin e mikut tim Roberto Mancini. Sot Italia drejtohet nga një trajner tjetër i madh dhe ata e kanë lojtarë shumë të mirë. Do të na duhet shumë sakrificë, por unë u besoj lojtarëve të mi” ,- tha Sylvinho. 
Shqipëria e nis Evropianin ndaj Italisë më 15 Qershor në Dortmund.