Kursi UEFA C/ Përmbyllet me sukses edicioni i dytë për zonën e Elbasanit

Ka përfunduar me sukses edhe edicioni i dytë i kursit UEFA C në Elbasan, teksa FSHF organizoi edhe ceremoninë e diplomimit për kursantët e këtij sezoni.

Një kurs ku interesi ka qenë mjaft i lartë, pasi nuk përfshiu vetëm të rinj e të reja nga qyteti i Elbasanit, por edhe nga qytetet përreth si Gramshi, Librazhdi, Peqini e Cërriku.

Në ceremoninë e organizuar për diplomimin e trajnerëve të rinj të kësaj zone, ishin të pranishëm përfaqësues të SHRF Elbasan dhe përfaqësues të Sektorit të Edukimit në FSHF, të cilët kanë organizuar programin dhe janë kujdesur edhe për mbarëvajtjen e këtij kursi për formimin sa më cilësor të trajnerëve të rinj.

Edicioni i dytë i kursit për trajnerët e licencës UEFA C nisi më 19 shkurt dhe zgjati më shumë se 2 muaj, i ndarë në disa periudha. Të gjitha leksionet janë zhvilluar në qytetin e Elbasanit nën kujdesin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Elbasan.

Të gjithë të diplomuarit që tashmë janë pajisur me licencën UEFA C mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator dhe mund të punojnë si zëvendës-trajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend.