Operacioni në Veri, Sveçla: Po zbulojmë çdo ditë përmasat e krimit, mbetjet kriminale të Radojçiçit po i çrrënjosim nga vendi ynë

Në Veri të Kosovës janë sekuestruar ditën e sotme sasi të madhe armatimesh që dyshohet se kanë mbetur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, ku vdiq rreshteri Afrim Bunjaku. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" shkuan se po zbulohen përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri.

“Në çdo ditë të punës sonë po zbulojmë përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri, të cilat kanë sulmuar apo kanë planifikuar të sulmojnë zyrtarët tanë dhe institucionet tona,” shkruan ai.

Ai ka thënë se mbetjet kriminale të Milan Radojçiçit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit. Sveçla ka shkruar se është e qartë kush qëndron mbrapa kësaj veprimtarie, derisa ka shtuar se sulmuesit e Banjskës po strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiç.

“Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve e qytetarëve. Të njejtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiç”, shkruan ai.