Ekzekutimi i policit në Fier/ Komisioni i Sigurisë mban 1 minutë heshtje, Salianji: Dënojmë ashpërsisht ngjarjen

Ekzekutimi i policit në Fier/ Komisioni i Sigurisë mban 1 minutë heshtje, Salianji: Dënojmë ashpërsisht ngjarjen
Ekzekutimi i policit në Fier/ Komisioni i Sigurisë mban 1 minutë heshtje, Salianji: Dënojmë ashpërsisht ngjarjen

Vrasja e policit Novruz Cenalia në Fier nga Azgan Mërnica është diskutuar edhe në Komisionin e Sigurisë.

Deputeti Ervin Salianji deklaroi se dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë. Ai tha se fatkeqësisht krimi ka marrë revansh në Shqipëri.

Pas kësaj, Salianji ka propozuar që në nderim të policit të vrarë, të mbahet një minutë heshtje. Pas kësaj, anëtarët e Komisionit të Sigurisë janë çuar në këmbë dhe mbajtën heshtje në nderim të efektivit të ndjerë.

Ervin Salianji: Ne i bashkohemi dhimbjes të familjarëve të policit të vrarë, por edhe dhimbjes së kolegëve të tij që humbën një djalë të ri. Ne e dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë ngjarje dhe organet ligjzbatuese duhet të përdorin forcën më të madhe që i jep ligji për të nxjerrë para drejtësisë autorin dhe për të marrë ndëshkimin e merituar. Ne do të marrim pjesë në çdo homazh, ishalla i fundit, që ka të bëjë me punonjës policie që humbin jetën. Fakti që vihet dorë mbi punonjës të Policisë së Shtetit tregon fatkeqësisht që gjendja e kriminalitetit në vend është e rëndë. Ne duhet të bëjmë më shumë që të merren masa, që ngjarje të tilla mos ndodhin më. Do dëshiroja që në nder të efektivit të vrarë të mbanim 1 minutë heshtje.