Serie A/ Fitore e pastër në transfertë, Udinese i largohet zonës së rënies

Udinese triumfoi 0-2 në transfertë ndaj Lecces në sfidën e vlefshme për javën 36-të të Serie A.
Serie A/ Fitore e pastër në transfertë, Udinese i largohet zonës së rënies

Udinese triumfoi 0-2 në transfertë ndaj Lecces në sfidën e vlefshme për javën 36-të të Serie A.

Skuadra mike realizoi nga një gol në çdo pjesë, për të marrë një fitore që e largon nga zona e rënies, por me rrezikun që mund të rrëshqasë sërish poshtë nëse gabon në dy takimet e fundit të kampionatit.

 
Rezultati u zhbllokua në minutën e 36-të nga Lucca, i shërbyer nga Payero. Golin e sigurisë për miqtë e realizoi në të 85-tën Samardzic.

Në këtë takim, për Leccen Ylber Ramadani e nisi si titullar, ndërsa Medon Berisha u aktivizua në minutën e 56-të.

Lecce mbetet në vendin e 13-të me 37 pikë, ndërsa Udinese katapultohet në pozicionin e 15-të duke iu larguar zonës së ftohtë.