Tirana shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për femra

Tirana shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për femra

Tirana në basketboll për femra është kampione e Shqipërisë për këtë sezon në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Mirza Alibegaj ka rikthyer titullin në klubin bardheblu pas 5 vitesh mungesë.

Ky është titulli numër 41 në histori për vajzat bardheblu. Në “Feti Borova” të kryeqytetit, Tirana fitoi 71 – 51 kundër Flamurtarit në finalen e pestë mes tyre, duke e dërguar serinë në 3-2 dhe merituar titullin kampion.

Vajzat e Mirza Alibegaj e nisën mirë takimin, duke mbyllur çerekun e parë 18-8. Në të dytin, Flamurtari fitoi 12-16, ndërkohë që Tirana e mbylli me katër pikë epërsi pjesën e parë.

Në çerekun e tretë Tirana dominoi dhe fitoi me dhjetë pikë epërsi, 22-12. Në periodën e katërt sërish vajzat bardheblu fituan 19-15 për rezultatin final 71-51. Kështu, me 20 pikë diferencë dhe serinë e finaleve 3-2 në ndeshjen e fundit, Tirana e basketbollit për vajza ngre trofeun e 41-të në kampionat.