Dalin pamjet tronditëse të aksidentit tragjik në Durrës, shikoni si fluturoi Benzi

Dalin pamjet tronditëse të aksidentit tragjik në Durrës, shikoni si fluturoi Benzi

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 17-vjeçarin që shkaktoi aksidentin e rëndë pasditen e së premtes duke i marrë jetën një qytetari që lëvizte me biçikletë dhe duke plagosur drejtuesin e një motoçiklete.

Në pamjet e publikuara në media, duket mjeti ”Mercedes Benz”, i cili lëviz me shpejtësi sketerrë dhe bën parakalim të gabuar.

 
Për shkak të shpejtësisë, mjeti ka humbur kontrollin duke dalë në anën tjetër të karraxhatës.

17-vjeçari i mitur pa patentë tashmë është vënë në pranga. Sipas bluve, në momentet e para pas aksidentit, ai u largua nga vendi i ngjarjes.