Komisioni Hetimor i Shëndetësisë i kthehet normalitetit! PS: Për sterilizmin ta shtrijmë hetimin prej vitit 2009

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë i është kthyer normalitetit. Mazhoranca është kthyer në tryezën e diskutimeve me opozitën dhe palët kanë rënë dakord për miratimin e planit hetimor, një plan i vetëm i dakordësuar.
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë i kthehet normalitetit! PS: Për sterilizmin ta shtrijmë hetimin prej vitit 2009

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë i është kthyer normalitetit. Mazhoranca është kthyer në tryezën e diskutimeve me opozitën dhe palët kanë rënë dakord për miratimin e planit hetimor, një plan i vetëm i dakordësuar.

 
“I kemi sheshuar të gjitha çështjet, problematikën që mendonim se ishte më parë. Në varësi të hapit numër 2 mund të ketë edhe kërkesa të tjera shtesë”, tha Vokshi.

Kemi diskutuar mbi gjithë pikat e planit të hetimit, është dakordësuar në parim 6 nga 7 pikat e planit”, tha Plarent Ndreca. 
PS kërkon shtrirjen e planit të hetimit për kontratën e shërbimit të sterilizimit prej vitit 2009.

"Ne vlerësojmë që kontrata e sterilizimit duhet hetuar në gjithë kontekstin paraprak të kësaj kontrate. Komisioni duhet të ketë informacion të plotë deri në momentin që është lidhur kontrata. Kontrata është lidhur në tetor 2009. Kështu që ne mendojmë se duhet vlerësuar e gjithë panorama. Të kemi informacion para lidhjes së kontratës, në momentin e lidhjes dhe pas lidhjes së kontratës", deklaroi nënkryetari Plarent Ndreca. 

"Duhet ta shqyrtojmë çështjen nga rrënjët, apo ti lëmë, duke komprometuar hetimin si një proces që kërkon më shumë të ndëshkojë atë që ka marrë vendimin për koncesionin, se sa thelbin e çështjes. Ne si grup i mazhorancës i qëndrojmë përcaktimit tonë për të shqyrtuar çështjen nga rrënjët", tha deputeti i PS, Petro Koçi. 
Opozita nuk bie dakord me këtë propozim të PS, duke thënë se dalin jashtë objektit të hetimit që është miratuar nga Kuvendi. 

“Ky është diskutim pa vlerë, për të humbur kohën e komisionit për të hetuar çështjet. Ne kemi kërkuar hetimin për dy kontrata të zbatuara nga qeveria pas vitit 2013 kur ka ardhur në qeverisje. Të kërkosh para kësaj periudhe është të fusësh punën e komisionit në qorrsokak”, tha deputeti demokrat Edmond Spaho.

“Nuk ka dëshirë të hidhet dritë për mënyrën si ky koncesion u zbatua. Zgjatja e periudhës është pakuptim për dy arsye. Rrimë te ky objekt që ka votuat kuvendi, nëse ka tema të tjera të ngremë një komision tjetër. Kjo nuk është serioze dhe është një mënyrë tjetër që të humbasim nja 2 jave të tjera. Kjo është të tallesh. Serioziteti dhe ai vendim që është marrë në sallën e Kuvendit”, tha Petrit Vasili.

"S’mund të dalim jashtë objektit. Kemi vajtur në Kuvend me një objekt që është miratuar, nëse doni ta ndërpresim shkojmë në Kuvend dhe e çojmë që në kohën e Zogut. Problematika është ca ka firmosur Kuvendi, nuk e vendosim ne", tha Saimir Korreshi.