Mbi 3 orë dëshmi/ Engjëll Agaçi del nga SPAK-u: U thirra për inceneratorin e Tiranës

Mbi 3 orë e gjysmë ka zgjatur dëshmia e Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi në Prokurorinë e Posaçme.

Në dalje nga SPAK, Agaçi në një prononcim të shkurtër për mediat deklaroi se u thirr për të dëshmuar për Inceneratorin e Tiranës por pa zbuluar detaje se për çfarë u pyet nga prokurorët.

Gjithashtu ai shtoi se të gjithë duhet të jenë në dispozicion të drejtësisë.

“U thirrja për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë një lajm. Duhet të jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë. Falemiderit!”, tha Agaçi.