Të akuzuar për masakrën e Lushnjes/ SPAK mbyll hetimet për Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbyll hetimet për dosjen e kundërshtarëve të Aldo Bares. Hetimet janë mbyllur për Orges Bilbilin, Laert Haxhiun dhe Anterio Kalo...
Të akuzuar për masakrën e Lushnjes/ SPAK mbyll hetimet për Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun
Foto: Të akuzuar për masakrën e Lushnjes/ SPAK mbyll hetimet për Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbyll hetimet për dosjen e kundërshtarëve të Aldo Bares.

Hetimet janë mbyllur për Orges Bilbilin, Laert Haxhiun dhe Anterio Kaloshi. Personat në fjalë janë të dyshuar për masakrën e Lushnjes. SPAK i akuzon ata për grup të strukturuar kriminal.

Orges Bilbilin së bashku me Laert Haxhiun kanë kryer atentatin në Lushnje ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, ndërsa mbeti i plagosur Marius Xhepexhiu.

Atentati i 2017-ës, që mori emrin masakra e Lushnjes, dyshohet se kishte shkasë një ngjarje të vitit 2016, ku u tentua të ekzekutohej nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Kaloshi gjithashtu akuzohet se është i përfshirë në masakrën e Lushnjes.