Meta nga Kosova: Po të kisha më pak probleme në vendin tim, do bëja më shumë për Kosovën

Presidenti Ilir Meta ka premtuar nga Kosova se sapo të lërë detyrën e presidentit, do të bëjë më shumë për Kosovën. Në konferencën për shtyp me homologen Vjosa Osmani u shpreh se nëse do të kishte më ...
Meta nga Kosova: Po të kisha më pak probleme në vendin tim, do bëja më shumë për Kosovën
Foto: Meta nga Kosova: Po të kisha më pak probleme në vendin tim, do bëja më shumë për Kosovën

Presidenti Ilir Meta ka premtuar nga Kosova se sapo të lërë detyrën e presidentit, do të bëjë më shumë për Kosovën. Në konferencën për shtyp me homologen Vjosa Osmani u shpreh se nëse do të kishte më pak probleme në Shqipëri, do të bënte më shumë për Kosovën. Megjithatë thotë me bindje se edhe presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do të vijojë të ketë marrëdhënie të shkëlqyer me institucionet e Kosovës.

“Kam detyrën kushtetuese, për vete morale sic e ka dhe cdo qytetar dhe e vetmja keqardhje që kam është që mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendin tim gjatë këtyre 5 viteve. Por ju jap fjalën se nga 25 korriku në mëngjes, do të bëj shumë herë më tepër.

Kemi patur marrëdhënie të shkëlqyer me ju dhe të gjithë institucionet e Kosovës dhe do të vijojmë në të ardhmen. Jam i bindur se presidenti i zjgedhur i Shqipërisë do të vijojë këtë traditë shumë positive”, tha Meta.