Me mjekë tek koka dhe serum/ Zbulohet e vërteta e shëndetit të Egla Cenos! Çfarë ndodhi pasi u përjashtua nga BBV

Me mjekë tek koka dhe serum/ Zbulohet e vërteta e shëndetit të Egla Cenos! Çfarë ndodhi pasi u përjashtua nga BBV

Ditë të vështira për Eglën, e cila ka qenë në një gjendje të keqe shëndetësore brenda “Big Brother”. Produksioni njoftoi se Egla ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe për këtë ishte nën kujdesin e mjekëve.

Teksa banorëve iu tha për të pritur një njoftim të dytë prej “Vëllait të Madh” lidhur me rrugëtimin e Eglës në shtëpi, kjo e fundit gjendej në dhomën e gjumit duke marrë veten. Më pas Romeo shkoi për të parë gjendjen e Eglës e ndërsa Heidi jo. Lidhur me këtë, Egla ka biseduar me Julin teksa i është shprehur që Romeo ka një zemër të madhe, pasi shkoi ta shikonte, por Heidi nuk e bëri të njëjtën gjë.

E ndërsa përballë saj qëndron Juli, i cili shprehet se Heidi është ‘akull’ duke u munduar ta ‘justifikojë’ banoren tek Egla teksa i thotë se ndoshta ajo nuk është në dijeni që aktorja është brenda ambienteve të shtëpisë, por kur ta mësojë këtë gjë, do të shkojë pranë saj. Por duket se historia e Eglës dhe e shëndetit të saj, është një histori që përsëritet.

Edhe kur u përjashtua nga loja dhe u zhvendos tek dhoma e bardhë, sërish Egla është ndjerë keq. Ka qenë kjo arsyeja pse ajo është parë jashtë ambienteve të “Big Brother”, nën shoqërinë e regjisorit të këtij formati si dhe asistentëve të tjerë të këtij formati.

Të shumtë ishin ata që aluduan se në fakt aktorja ishte larguar për disa orë dhe ishte rikthyer sërish për të ndenjur në dhomën e bardhë. Madje, pati nga ata që u shprehën se ajo u pa në zonën e “Komunës së Parisit”, ku edhe banon vëllai i saj. Por natyrisht që e vërteta është fakti se Egla ka pasur nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore. 

Detajet rreth problematikave shëndetësore të Eglës nuk bëhen të ditura nga stafi pranë “Big Brother”. Por pas rimëkëmbjes shëndetësore, Egla është rikthyer sërish në lojë, ku këtë herë është treguar më e hapur për jetën e saj private dhe dëshirave që ka pasur. Ajo është shprehur se ka pasur dëshirë që të bëhej ushtarake. Gjatë një bisede me banorin e ri Shkëlqim Bega, Egla tha se nuk e vazhdoi ushtrinë sepse nuk plotësonte kriterin e gjatësisë. Aktorja u shpreh se është e çuditshme se si ajo ka pasur dëshirë që të vazhdojë ushtrinë, ndërkohë që i urren rregullat, duke treguar se është përjashtuar nga gjimnazi sepse flinte gjumë dhe nuk shkonte në shkollë orët e para.

 

“Doja shumë ushtrinë, por nuk plotësoja gjatësinë që të hyja në një shkollë ushtarake. E çuditshme që unë nuk jam e disiplinuar, e urrej disiplinën. S’do e kisha mbaruar dot me të thënë të drejtë. I urrej rregullat se pa disiplinën nuk jetoj dot. Unë jam përjashtuar një ditë nga gjimnazi vetëm që nuk shkoja orët e para, flija gjumë. Sa vuante nëna ime. Shkolla ime ishte 40 hapa larg shtëpisë. Të betohem, e kisha përballë”, tregoi Egla.

Aktorja është prekur mbrëmë kur ka kujtuar babain e saj të ndjerë gjatë një bisedë me Julin dhe Gracianon. Banorja shprehet se ka qarë gjatë ‘telefonit të erës’ dhe nuk i mbajti dot lotët. Ceno shton se ‘nuk i ka dalë akoma e keqja me të atin që ka ndërruar jetë shumë i ri’.

 

“Nuk më ka dalë akoma e keqja se ka vdekur në moshën time tani. Akoma e keqja s’më ka dalë me të. Nuk ia kam falur kurrë që ai iku, duke lënë vëllezërit shumë të vegjël, që u rritën pa babë, pa mësuar ato gjërat që të mësojnë baballarët”, u shpreh aktorja. E ndonëse në një gjendje disi të dobët shëndetësore, Egla i është rikthyer përplasjeve me Romeon.

Romeo Veshaj e ka quajtur Egla Cenon tradhtare, duke vijuar akuzat pas nominimit që aktorja bëri gjatë spektaklit të BBV të martën mbrëma. Mëngjesin e sotëm, Egla i tha se ai do ia puthë sërish duart, duke nënkuptuar veprimin që bëri për të dhe Heidin, por Romeo nuk është në dijeni, ndaj vijon me akuzat. “Mbaj mend çfarë të kam thënë. Do më puthësh prapë duart po me aq dëshirë. Të turpshme e përkthen ti atë moment, e vlerësoj shumë dhe ti do e përsërisësh atë veprim”, u shpreh aktorja.