Kategoria e Parë paralel me Superioren, 6 ndeshje për të mbyllur javën e 32-të

Kategoria e Parë paralel me Superioren, 6 ndeshje për të mbyllur javën e 32-të

Kategoria e Parë zbret sot në fushë për javën e 32-të të saj. Do jetë ndeshja mes Vorës dhe Bylisit që çel siparin në 15:00.

Më pas 4 ndeshje të tjera, do të luhen në 16:00 paralel me takimet e Superiores. Apolonia, Flamurtari, Korabi dhe Lushnja presin respektivisht Besën, Luzin, Burrelin dhe Kastriotin.

Javën e 32-të e mbyll ndeshja mes Elbasanit dhe Tomorit. Me beratasit që kanë rënë nga kategoria, Elbasani kërkon vetëm fitoren për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit kampion.

Java 32, Kategoria e Parë:

15:00, Vora – Bylis 

16:00, Apolonia – Besa

16:00, Flamurtari – Luzi

16:00, Korabi – Burreli

16:00, Lushnja – Kastrioti

19:00, Elbasani – Tomori