Aksident i frikshëm në Tiranë, makina “fluturon” nga rruga dhe përfundon në Lanë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune në Tiranë.
Aksident i frikshëm në Tiranë, makina “fluturon” nga rruga dhe përfundon në Lanë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune në Tiranë.

Vetëm një ditë pasi një polic i ‘Shqiponjave’ përfundoi me gjithë makinë në lumin Lanë, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar edhe sot, fatmirësisht pa humbje jete.

 
Policia e Tiranës njoftoi se aksidenti, fatmirësisht pa humbje jete, ka ndodhur rreth orës 5:30, në afërsi të rrethit të Shkozës.

Shoferi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin në drejtim dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lanë.

Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.