Ishte i shtruar në spital, si u arrestua Agim Kajmaku

Pas një kërkimi të gjatë, ish kryebahskiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar nga policia. Mësohet se  ish-kreu i bashkisë është arrestuar në një spital privat në Tiranë. Kajmaku është shtrua...
Ishte i shtruar në spital, si u arrestua Agim Kajmaku
Foto: Ishte i shtruar në spital, si u arrestua Agim Kajmaku

Pas një kërkimi të gjatë, ish kryebahskiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar nga policia.

Mësohet se  ish-kreu i bashkisë është arrestuar në një spital privat në Tiranë.

Kajmaku është shtruar mbrëmë në spital për shkak të komplikacioneve me shëndetin, raporton Abcneës.

Agim Kajmaku u shpall në kërkim në kërkim nga policia në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa u shkarkua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi u denoncua nga PD se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, dënimin në shtetin grek, për falsifikim dokumentesh.

Prokuroria e akuzon Kajmakun për tre vepra penale, “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve zyrtarë” si dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies së tij”. Gjykata ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg”.

old.apel.media