Agron Kapllanaj në Fier/ “Cilin nga juve ka dërguar në këtë takim Edi Rama? Ju jeni demokratët e vërtetë”

Deputeti Agron Kapllanaj, i emëruar nga Lulzim Basha, si kryetar i degës së PD në Fier, ne takimin e organizuar nga Basha e Alibeaj ne Fier, tha: “Cilin nga juve ka dërguar në këtë takim Edi Rama? Ju ...
Agron Kapllanaj në Fier/ “Cilin nga juve ka dërguar në këtë takim Edi Rama? Ju jeni demokratët e vërtetë”
Foto: Agron Kapllanaj në Fier/ “Cilin nga juve ka dërguar në këtë takim Edi Rama? Ju jeni demokratët e vërtetë”

Deputeti Agron Kapllanaj, i emëruar nga Lulzim Basha, si kryetar i degës së PD në Fier, ne takimin e organizuar nga Basha e Alibeaj ne Fier, tha:

“Cilin nga juve ka dërguar në këtë takim Edi Rama? Ju jeni demokratët e vërtetë”.

“Demokratët e viteve 90 kanë kontributin e tyre, u jemi mirënjohës se kanë kontribute më shumë, por sigurisht cikli i brezave do të vazhdojë, ashtu sikundër edhe unë do të largohem, por po rriten fëmijët dhe nipërit e mi, që janë rritur jo me frymën e urrjetjes”, tha Kapllanaj.

Duke iu drejtuar demokratëve që protestonin, Kapllanaj tha se “ato janë të detyruar, pasi Berisha mori në telefon ish-Kryetarin e PD në Fier dhe i tha që të nxirrte njerëzit në protestë. Por unë u them se ata e kanë derën e PD të hapur, demokratët nuk duan zhurmë, nuk duan sharje”.