10 mijë gjoba parkimi gjatë javës së fundit në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë rreth 11 mijë e 400 drejtues mjetesh të cilët nuk respektonin kodin rrugor gjatë kësaj jave. “Vazhdon të jetë fenomen shqetësues parkimi i gabuar pavarë...
10 mijë gjoba parkimi gjatë javës së fundit në Tiranë
Foto: 10 mijë gjoba parkimi gjatë javës së fundit në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë rreth 11 mijë e 400 drejtues mjetesh të cilët nuk respektonin kodin rrugor gjatë kësaj jave.

“Vazhdon të jetë fenomen shqetësues parkimi i gabuar pavarësisht se ne e kemi monitoruar, ndëshkuar, kemi bere dhe sensibilizime. Rreth 40% e trafikut mbingarkohet si pasojë e parkimeve të gabuara. Janë disa segmente rrugore si rruga “Myslym Shyri”, “Rruga e Kavajës”, Durresit, Dibrës, bulevardi “Zogy i Parë”, “Bajram Curri” “Zhan d’Ark”, “Gjergj Fishta”– shprehet Gerhard Baka, specialist trafiku.

Një tjetër problem vijon të jetë edhe shpejtësia tej normave të lejuara ku vetëm gjatë kësaj jave mbi 600 drejtues mjeti janë ndëshkuar pasi janë kapur me shpejtësi në rrugët interurmabe Tiranë- Durrës dhe Tiranë – Elbasan.