Sot seanca plenare/ Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato mbërrin në Kuvend

Sot seanca plenare/ Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato mbërrin në Kuvend

Teksa vijon ende zhvillimi i seancës plenare, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka mbërritur në ambientet e Kuvendit.

  
Ende nuk dihet nëse vizita e Gonzatos ka të bëjë me çështjet e diskutimit ditën e sotme ose nëse ka një qëllim tjetër.

Në seancën e sotme ka pasur diskutime për projektligjin e propozuar nga qeveria për Institucionin e Prefektit i cili parashikon t’i japë atij kompetenca shtesë, duke kontrolluar pushtetin vendor.