Deklaratat e Metës/ Kryemadhi: Më ka sulmuar si politikane, jam dakord me akuzat ndaj Dumanit

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është prononcuar për mediat në lidhje me deklarat e bashkëshortit të saj, Ilir Meta, në lidhje me nepotizmin në parti.
Deklaratat e Metës/ Kryemadhi: Më ka sulmuar si politikane, jam dakord me akuzat ndaj Dumanit

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është prononcuar për mediat në lidhje me deklarat e bashkëshortit të saj, Ilir Meta, në lidhje me nepotizmin në parti.

Ajo tha nga oborri i Kuvendit, se nepotizmi nuk ka lidhje me partitë, por me qeverinë. Sipas saj, deputete të bëjnë votat e qytetarëve, pavarësisht se mund të të emërojë Ilir Meta.

 
Kryemadhi shtoi më tej se është sulmuar nga bashkëshorti i saj si politikane dhe jo si bashkëshorte.

Kryemadhi: Në 2003, PS ndryshoi statusin për të larguar Monika Kryemadhi. O Monika Kryemadhi o Ilir Meta në drejtimin e Partisë Socialiste. Në 2004, kur u themelua LSI, grupi themelues edhe pse Monika ishte një nga firmëtaret, bënë statutin që nuk lejohet burrë dhe grua në parti dhe pas dy vitesh e ndryshuan prapë. Meritokracinë në një parti politike, nuk e mbyt nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore kur emëron, ndërsa deputeti zgjidhet me vota. Mund të të emërojë Ilir Meta deputet, por problemi është se të zgjedhin njerëzit me vota.

Jeni ndjerë e sulmuar nga bashkëshorti juaj? 
Kryemadhi: Mua më shumë sesa më ka sulmuar Rama dhe Veliaj. Pse nuk u dhimbset kjo ju? Bashkëshorti nuk më ka sulmuar si bashkëshorte, por si politikane. Ju ka ardhur keq juve që Veliaj ka paditur në SPAK mamanë time dhe fëmijët  e mi. Ilir Meta më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte.

Në lidhje me akuzat ndaj SPAK dhe kreut të saj, Altin Dumani, Monika Kryemadhi deklaroi se është dakord me atë ç’ka thotë bashkëshorti i saj, por jo me gjuhën e përdorur, ku sipas saj, vjen nga revolta.

Kryemadhi: Jam dakord në çdo fjalë që Ilir Meta ka thënë për kapjen e drejtësie nga qeveria, por jo per gjuhën, vjen nga revolta, sepse njerëzit edhe revoltohen. .Vazhdoj të mendoj se SPAK është një vegël e Edi Ramës Ju duket normale ju që gazetat e Erion Velisë hapin faqen me njoftimin e SPAK. Ju duket normale.