Sonte ndeshja Shqipëri- Izrael/ Reja dhe Hysaj në konferencën para ndeshjes. Fitorja e vetmja alternativë për ne!

Shqipëria do të zhvillojë sonte, sfidën e parë të muajit shtator ndaj Izraelit në transfertë, në ora 20:45. Pas 5 ditësh grumbullim në Shqipëri, kuqezinjtë kanë mbërritur ditën e djeshme në Tel Aviv. ...
Sonte ndeshja Shqipëri- Izrael/ Reja dhe Hysaj në konferencën para ndeshjes. Fitorja e vetmja alternativë për ne!
Foto: Sonte ndeshja Shqipëri- Izrael/ Reja dhe Hysaj në konferencën para ndeshjes. Fitorja e vetmja alternativë për ne!

Shqipëria do të zhvillojë sonte, sfidën e parë të muajit shtator ndaj Izraelit në transfertë, në ora 20:45. Pas 5 ditësh grumbullim në Shqipëri, kuqezinjtë kanë mbërritur ditën e djeshme në Tel Aviv. Trajneri Reja dhe mbrojtësi Elseid Hysaj kanë folur në konferencën zyrtare për media në prag të kësaj sfide të rëndësishme ku vlejnë vetëm 3 pikët.

Trajneri Edoardo Reja u shpreh se skuadra e tij do të kërkojë të imponohet në lojë, e cila është provuar në javën stërvitore dhe gjithashtu nënvizoi se skuadra ka punuar mirë dhe është gati për të bërë një paraqitje fantastike.

“Unë e njof forcën e Izraelit nga ndeshja e parë, është një skuadër që ka cilësi. Përtej atyre që do të luajnë ose atyre që mungojnë, kushdo që do të luajë do të japë maksimumin sepse edhe Izraeli e di që është një ndeshje e rëndësishme dhe ata do të luajnë për fitore, ashtu si edhe ne që kemi ardhur për fitore. Duhet të shikojmë kush do të arrijë të jetë më i zoti në fushën e lojës dhe kush do të ketë mentalitetin e duhur, mbi të gjitha do të shohim se kush ka më shumë dëshirë për ta fituar këtë ndeshje. Mungesat nuk kanë rëndësi, këto jemi tani, si ne ashtu edhe Izraeli. Do ta luajmë në fushë dhe uroj që të fitojmë ndaj këtyre rivalëve.

Rëndësia e ndeshjes? E dimë shumë mirë që kjo është një finale për ne, ata kanë 5 pikë dhe ne kemi 1 pikë. Nuk na mbetet gjë tjetër veҫse fitores për të shpresuar të arrijmë te vendi parë. Nuk ka alternativë tjetër veҫ fitores. Atyre mund t’i mjaftoj edhe një pikë duke parë që kanë 5 pikë dhe me 6 janë të parët në klasifikim.

Nuk i arrin dot asnjë. Ne ndërkohë do të kërkojmë të bëjmë ndeshjen tonë. Të gjithë lojtarët që do të zbresin në fushë do të japin maksimumin e tyre. E dimë të gjithë që ҫdo ndeshje ka episodet e veta që njëherë shkojnë në njërën anë dhe njëherë në anën tjetër. Ne do të kërkojmë që episodet këtë herë të kalojnë vetëm në anën tonë dhe të na japin të drejtë. Ne duhet të bëjmë një paraqitje fantastike. E dimë që do të luajmë me një presion shumë të madh sepse stadiumi do të jetë i mbushur i gjithi. Lojtarët dhe tifozët izraelit kanë ritëm shumë të lartë nga ajo që kam parë në ndeshjet e tyre.

Në këtë këndvështrim duhet të jemi shumë të përgatitur. Nuk duhet ti japim atyre hapësira sepse janë shumë të zotët në kundërsulm. Në anën tjetër duhet të them se do të kërkojmë të imponojmë lojën tonë. Kemi punuar shumë mirë gjatë javës. Kemi pasur shumë vëmëndje në aspektin taktik. Unë jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer.