Milani blen tokë për stadiumin e ri larg "San Siros"

Milani blen tokë për stadiumin e ri larg "San Siros"

Gjigantët e Italisë veriore, aktualisht ndajnë stadiumin San Siro në veriperëndim të qytetit me rivalët e Interit të Milanos.

Milan tani ka blerë një truall prej 256,000 metrash katrorë në komunën San Donato në juglindje të qytetit, 15 kilometra nga San Siro. Sipas shtypit italian, bisedimet mes bashkisë së San Donato dhe banorëve vendas do të hyjnë në një fazë vendimtare javën e ardhshme me synimin për lëshimin e një leje ndërtimi.

Shtatorin e kaluar, Milani njoftoi se kishte vendosur për në San Donato të silllte një stadium 70,000 vendesh, pa specifikuar datën e mundshme të inaugurimit të tij.

San Siro, emri zyrtar i të cilit është Stadiumi Giuseppe-Meazza, është një strukturë ikonë 80,000 vendëshe e ndërtuar në vitin 1926, por që nuk i plotëson më nevojat e klubeve pavarësisht modernizimit të saj për Kupën e Botës 1990.

Të dy klubete Milanos fillimisht donin të rrëzonin San Siro dhe të ndërtonin një stadium të ri ngjitur që do ta ndajnë me një zonë të dedikuar për sport, argëtim dhe blerje.

Por ky projekt i përbashkët u braktis pasi zyrtarët konsideruan se San Siro në pronësi të qytetit ishte me “interes kulturor”.