“Reflektoni miq”/ Rama mesazh për opozitën e bashkuar: Me apo pa ata, Parlamenti do të vendos në 30 korrik

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, ku ende mes palëve nuk është gjetur një dakordësi për ndryshimet kushtetuese, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në Twi...
“Reflektoni miq”/ Rama mesazh për opozitën e bashkuar: Me apo pa ata, Parlamenti do të vendos në 30 korrik
Foto: “Reflektoni miq”/ Rama mesazh për opozitën e bashkuar: Me apo pa ata, Parlamenti do të vendos në 30 korrik

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, ku ende mes palëve nuk është gjetur një dakordësi për ndryshimet kushtetuese, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama thekson se refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese, është sipas tij refuzim për të pranuar realitetin. Mes të tjerash ai theksoi se ndihet i keqardhur, ndërsa i ftoi ata që të reflektojnë.

Postimi nga Kryeministri Edi Rama:

Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opojashtëparlametares! Keqardhje. Por me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen!