Ndodh sërish në Suedi, një grua me kryq në dorë djeg Kuranin

Ndodh sërish në Suedi, një grua me kryq në dorë djeg Kuranin

Dy persona dogjën një kopje të Kuranit në qytetin suedez të Malmos, një javë para fillimit të Eurovizionit.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon një grua duke mbajtur një kryq në njërën dorë dhe në tjetrën kishte librin e shenjtë të myslimanëve duke u djegur teksa ishte live në TikTok.

 
Gjatë incidentit jo shumë larg dy sallave ku do të mbahet festivali evropian i muzikës është djegur edhe flamuri palestinez. Edhe javën e kaluar, po e njëjta grua, gati në të njëjtën mënyrë ka vepruar në zonën Skarholmen në periferi të kryeqytetit suedez, Stokholm.

Rreth 300 spektatorë dhe dhjetëra oficerë policie ishin në vendngjarje përpara djegies së Kuranit. Djegia e Kuranit në Danimarkë dhe Suedi vitin e kaluar shkaktoi reagime të zemëruara dhe nganjëherë protesta të dhunshme në vendet me shumicë myslimane, por në Suedi akti bie nën ligjin për lirinë e fjalës dhe është i ligjshëm.