Hidhet nga kati i tretë i pallatit, vdes gruaja në Berat

Hidhet nga kati i tretë i pallatit, vdes gruaja në Berat

Një 67-vjeçare ka ndërruar jetë në Kuçovë të Beratit, pasi është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, dhe mësohet se gruaja është nisur drejti spitalit për ndihmë mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë.

 
Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 67-vjeçaren drejt aktit ekstrem.

“Gjatë natës, në Spitalin Rajonal Berat, është dërguar pa shenja jete, shtetasja F. M., 67 vjeçe, banuese në Kuçovë.  

Në bazë të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe të informacioneve të marra, dyshohet se shtetasja F. M., në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte”,- thuhet në njoftimin e Policisë. 
Materialet procedurale për rastin i kaluan për vlerësim, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.