Makina përplaset me kamionin, plagosen 4 shqiptarë në Kroaci

Një aksident automobilistik në Kroaci ka lënë pas së vërteti të trishtuar, me 4 shtetas shqiptarë të plagosur rëndë. Një shqiptar 22-vjeçar, me qëndrim të përkohshëm në Kroaci, drejtonte një automjet ...
Makina përplaset me kamionin, plagosen 4 shqiptarë në Kroaci
Foto: Makina përplaset me kamionin, plagosen 4 shqiptarë në Kroaci

Një aksident automobilistik në Kroaci ka lënë pas së vërteti të trishtuar, me 4 shtetas shqiptarë të plagosur rëndë.

Një shqiptar 22-vjeçar, me qëndrim të përkohshëm në Kroaci, drejtonte një automjet Volkswagen Caddy kur u përplas me një kamion MAN. Drejtuesi i kamionit, një boshnjak, gjithashtu është ndër personat e plagosur.

Aksidenti ka shkaktuar plagosje serioze për të dy drejtuesit dhe katër pasagjerët shqiptarë, të cilët kanë moshën 41, 43, dhe 45 vjeç, përfshirë një shtetas Nepalez, 26 vjeç.

Të lënduarve u është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës, ndërsa autoritetet lokale po hetojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.