Vrasja në Dropull/ Vihet në pranga autori, policia zbardh motivin: Kishin konflikte të mëparshme

Vrasja në Dropull/ Vihet në pranga autori, policia zbardh motivin: Kishin konflikte të mëparshme

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Bodrishtë të Dropullit, ku çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia u gjetën të pajetë në banesën e tyre. Ky krim tashmë ka një autor të arrestuar, të cilin policia e identifikoi i Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në të njëjtin fshat me viktimat. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale "vrasje në rrethana të tjera cilësuese" dhe "mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkaqe të dobëta, konflikte të çastit dhe mosmarrëveshje të mëparshme mes autorit dhe viktimës. Ka qenë një telefonate nga Greqia te një nga komshinjtë e çiftit që ka zbuluar ngjarjen tragjike. E motra e Kleoniqit që u bë merak për të pasi dje në darke nuk kishin folur sikur bëningjithmonë. Kjo ngjalli dyshime te ajo se diçka do kishte ndodhur. Pas telefonatës fqinja ka shkuar tek shtepia e çiftit në orën 6 të mëngjesit ku ka gjetur në fillim të pajetë Kostën të shtrirë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje në pjesën anësore të kokës. Më pas në brendësi të dhomës gjeti dhe Kleoniqin e pajetë me shenja dhune. Çifti jetonin të vetëm dhe nuk kishin fëmijë.