Trafiku kilometrik në Kakavijë, Meta thirrje urgjente qeverisë

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar lidhur me radhët kilometrike në Kakavijë. Kreu i shtetit i ka bërë thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gj...
Trafiku kilometrik në Kakavijë, Meta thirrje urgjente qeverisë
Foto: Trafiku kilometrik në Kakavijë, Meta thirrje urgjente qeverisë

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar lidhur me radhët kilometrike në Kakavijë.

Kreu i shtetit i ka bërë thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.

Meta shkruan se zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme.

“Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.
I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.
Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!”, shkroi ai.

Shkak për radhën e madhe është bërë testimi i detyrueshëm për këdo që kalon kufirin dhe mbyllja e sporteleve të palës greke nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orë 06:00 të mëngjesit.

old.apel.media