Tensione në protestë/ Hidhet molotov para Bashkisë së Tiranës, dera e godinës përfshihet nga flakët

Tensione në protestë/ Hidhet molotov para Bashkisë së Tiranës, dera e godinës përfshihet nga flakët

Rithemelimi është ngritur sërish këtë të premte  në protestë para Bashkisë së Tiranës, për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Edhe sot militantët e Sali Berishës dhe Ilir Metës kanë sulmuar me bojë të zezë e më pas me bomba molotov godinën e Bashkisë.

Kjo është protesta e tretë para Bashkisë, pas arrestimit të zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës.

Për mbarëvajtjen e protestës kishte forca të shumta policie që krijuan një kordon të gjatë sigurie. Po ashtu, në kuadër të zhvillimit të protestës, policia ka njoftuar një bllokim të përkohshëm të trafikut në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.