“Të zgjatet sezoni i provimeve”, Kushi thirrje universiteteve: Mungesat të mos penalizojnë studentët

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për zgjatjen e sezonit të provimeve për universitetet, duke bërë një kombinim mes provomeve online dhe atyre ...
“Të zgjatet sezoni i provimeve”, Kushi thirrje universiteteve: Mungesat të mos penalizojnë studentët
Foto: “Të zgjatet sezoni i provimeve”, Kushi thirrje universiteteve: Mungesat të mos penalizojnë studentët

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për zgjatjen e sezonit të provimeve për universitetet, duke bërë një kombinim mes provomeve online dhe atyre në auditorë.

Përmes një deklaratë për mediat, Kushi thekson se ka qenë ajo që i ka kërkuar Komitetit të Ekspertëve të Arsimit, që të zgjatet sezoni i provimeve për studentët, me qëllim që ata të kenë kohë të përgatiten.

Kushi kërkoi që mungesat të mos penalizojnë studentët, si dhe në lëndët ku testi nuk zhvillohet dot online, të bëhet në auditor.

“I jam drejtuar Komitetit për sezonin e provimeve. Do kërkoja nga të gjitha universitetet, që në ato raste kur provimi nuk zhvillohet dot online, provimi të zhvillohet në auditorë, duke respektuar protokollet ndaj Covid. Universitetet të shohin mundësinë që t’ju japin të drejtën studentëve që të marrin pjesë në sezon ose jo.

Të ofrohet mundësia e një sezoni shtesë të ndërmjetëm. Kohëzgjatja e sezonit të jetë më shumë se 45 ditë, që të parandalohet mbipopullimi i universiteteve. Mungesat të mos penalizojnë studentët që bëjnë mësim online. Jo më shumë se 15 studentë në auditorë. Të mbahet maska”, tha Kushi.

Kliko në linkun ngjitur për të ndjekur fjalën e plotë të ministres Kushi: https://www.facebook.com/kushievis/videos/298395455009615