Shisnin drogë pranë shkollave, Gjykata e Tiranës lë në burg 20 të ndaluarit

Shisnin drogë pranë shkollave, Gjykata e Tiranës lë në burg 20 të ndaluarit

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për 20 të ndaluarit në kuadër të operacionit “Tempulli 3”.

Burimet mediatike bëjnë me dije se Dritan Hallunaj miratoi kërkesën e prokurorit Albert Demirneli. Grupi sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë së kryeqytetit shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të Kryeqytetit.

Me anë të agjentëve të infiltruar janë blerë doza dhe sasi të ndryshme kokaine.

Po në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim 10 persona të tjerë, pjesë e këtij grupi kriminal që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.