Seria A me 5 skuadra në sezonin e ardhshëm në Champions League

Seria A me 5 skuadra në sezonin e ardhshëm në Champions League

Futbolli italian është në festë, kjo me të drejtë, në një kohë kur në sezonin e ri të Champions League, Serie A do të përfaqësohet me 5 ekipe, por asgjë nuk përfundon këtu, por kanë shanse që të shkojnë dhe me 6.

Kualifikimi i Atalanta-s përballë Liverpool, kualifikimi i Romës kundër Milan, i dhuroi dy ekipeve nga një biletë për në gjysmëfinale, por festës iu bashku edhe Fiorentina, me ekipin vjollcë që eliminoi Plzen nga Conference League.

Ky përfundim i dhuron Serie A vendin e parë në renditjen e UEFA-s, një pozicion nuk ka më shanse t’ia rrëmbejë Premier League. Në këtë mënyrë, 5 skuadrat e para që do të renditen në Serie A do të luajnë në Champions sezonin e ri, vendi i 6-të në Serie A do të luajë në Europa League, ndërsa në këtë kompeticion do t’i bashkohet edhe fituesi i Kupës së Italisë.

 
Ekziston edhe një variant, që Serie A të përfaqësohet me 6 ekipeve në Champions League, nëse Roma apo Atalanta të fitojnë Europa League, por duhet që këto dy ekipeve të mos kapin 5 vendet e para në Serie A.