Lajmi i mirë nga ISHP/ Riakreditohet laboratori i Poliomielitit

 Në kohën  që pandemia e COVID – 19 ka gjunjëzuar botën, ku edhe vendi ynë nuk mbetet mbrapa, vjen lajmi i mirë se Laboratori i Poliomielitit  arriti të riakreditohet nga Organizata Bot...
Lajmi i mirë nga ISHP/ Riakreditohet laboratori i Poliomielitit
Foto: Lajmi i mirë nga ISHP/ Riakreditohet laboratori i Poliomielitit

 Në kohën  që pandemia e COVID – 19 ka gjunjëzuar botën, ku edhe vendi ynë nuk mbetet mbrapa, vjen lajmi i mirë se Laboratori i Poliomielitit  arriti të riakreditohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë zyra rajonale për Europën (WHO Europe) në bazë të rezultateve të arritura në masën 100%.

Megjithëse në kushte tepër të vështira dhe jo te zakonshme, dhe në pamundësi për të kryer aktivitetin normal duke qenë se Laboratori i Virologjisë është shndërruar plotësisht në funksion të COVID-19.

Instituti i Shëndeti Publik, që nga muaji mars kur u diagnostikuan rastet e para me Covid – 19, është kthyer më së shumti në “Laboratorin e COVID” nga ana tjetër edhe departamente t e tjera e kanë vazhduar punën  e tyre. Vetë stafi i ISHP-së, kur shpërndanë lajmin e riakreditimit, shprehën e dhe mirënjohjen për stafin e laboratorit me në krye Dr. Majlinda Dhimolea (Kota) për punën që po kryejnë në këtë kohë sfidash për shëndetësinë. Poliomieliti në vendin tonë është një sëmundje e  cila përveç kurimit  është edhe në protokollin e vaksinimit të detyrueshëm./old.apel.media