Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Urdhrin Sovran të Maltës

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Urdhrin Sovran të Maltës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u nis sot për një vizitë zyrtare në Urdhrin Sovran të Maltës.
Kryetari i Shtetit do të pritet në një ceremoni të veçantë në Vilën Magjistrale nga Sh.T. Fra' John Dunlap, Princ dhe Mjeshtër i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës. 
Ata do të zhvillojnë një takim të përbashkët, ndërsa është parashikuar dhe një vizitë në kishën e Vilës Magjistrale.