Po i jepte vetë makinës, vdes në aksident nëna 87 vjeçare e Billy Costacurta

U ndie keq në timon, teksa po ngiste makinën e saj të vogël. Si duket humbi drejtimin e automjetit, i cili u përplas me portën e një kompanie private në Varese. Margherita Beccegato, 87 vjeçe, nënë e ...
Po i jepte vetë makinës, vdes në aksident nëna 87 vjeçare e Billy Costacurta
Foto: Po i jepte vetë makinës, vdes në aksident nëna 87 vjeçare e Billy Costacurta

U ndie keq në timon, teksa po ngiste makinën e saj të vogël. Si duket humbi drejtimin e automjetit, i cili u përplas me portën e një kompanie private në Varese. Margherita Beccegato, 87 vjeçe, nënë e ish-futbollistit të njohur italian, Alessandro Costacurta, vdiq në vend nga ky aksident automobilistik.

Karabinierët dhe policia lokale po hetojnë mbi shkaqet e aksidentit, nëse gruaja e moshuar që drejtonte makinën u sëmur papritmas dhe humbi kontrollin. Pra, agjentët e policisë lokale po punojnë për të rindërtuar dinamikën e aksidentit tragjik. Ndërkohë, të afërmit e viktimës janë njoftuar dhe vëllai i ish-lojtarit të Milanit ka mbërritur.