Kush zbuloi rrezet X/ Imazhi me rreze X i marrë nga Nikola Tesla (1896)

Zbulimi i rrezeve X i atribuohet shkencëtarit gjerman Wilhelm Roentgen për zbulimin e parë të rrezatimeve elektromagnetike rastësisht në eksperimentet e tij në 1895 ku ai po provonte nëse rrezet katod...
Kush zbuloi rrezet X/ Imazhi me rreze X i marrë nga Nikola Tesla (1896)
Foto: Kush zbuloi rrezet X/ Imazhi me rreze X i marrë nga Nikola Tesla (1896)

Zbulimi i rrezeve X i atribuohet shkencëtarit gjerman Wilhelm Roentgen për zbulimin e parë të rrezatimeve elektromagnetike rastësisht në eksperimentet e tij në 1895 ku ai po provonte nëse rrezet katodë mund të kalonin nëpër xham.

Jo shumë e dinë këtë, por Nikola Tesla po eksperimentonte në të njëjtën fushë para Roentgen dhe botoi rezultatet e tij eksperimentale në revista të shumta shkencore gjatë fillimit të viteve 1890.

Meqenëse këto rreze ishin akoma të panjohura, Tesla përdori termin “lëndë rrezatuese” për të përshkruar këto rrezatime.

Tesla prodhoi disa nga imazhet e para me rreze X, të cilat ai i quajti “hijegrafë”, por laboratori i tij mori flakë më 13 mars 1895, dhe Tesla do të humbte gjithçka, përfshirë të gjitha fotot dhe dokumentet.

Ai më vonë do t’i jepte të gjitha meritat Rontgen për zbulimin, dhe gjatë disa viteve të ardhshme prodhoi disa nga imazhet më të mira me rreze X që madje Roentgen vlerësoi.

Tesla do të ishte gjithashtu shkencëtari i parë që paralajmëroi komunitetin shkencor për dëmet e rrezeve X dhe hartoi metoda për t’i përdorur ato në mënyrë korrekte