Moti për sot, 23 Prill 2024

Moti për sot, 23 Prill 2024

Ditën e Martë, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e intervale kthjellimi. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Nga orët e mesditës Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet e shiut pritet të jenë të vazhdueshëm me intensitet mesatar në formë shtrëngata shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, në relievet malore mbi 800-1000m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Nga orët e pasdites intensiteti i reshjeve bie.