Mandati i Xhaçkës/ Cuçi: Kemi zbatuar 100% vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Mandati i Xhaçkës/ Cuçi: Kemi zbatuar 100% vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Ai u pyet nga gazetarët se përse nuk është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, ku tha se sa i përket kësaj çështjeje është zbatuar 100% vendimi i GJK.

  
“Nuk është e vërtetë që ne nuk respektojmë vendimin e gjykatës kushtetuese. Vendim i i Gjykatës Kushtetuese thotë se shfuqizohen vendimet e kuvendit. Nuk shtrohet çështja nëse është zbatuar ose jo vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i gjykatës është zbatuar. Mos bini pre e spekulimeve, është zbatuar 100% vendimi i gjykatës, aty shprehte qartë se çfarë përmban. Nuk përmban ndonjë detyrim. Sot kemi një vendim tjetër që propozoi këshilli për mandate dhe rregulloren kuvendit, që siç e dini votoi.", u shpreh ai.