Mandati i Olta Xhaçkës/ Rama: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i pazbatueshëm, nuk ka të bëjë me deputeten

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për mandatin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka ku tha se Gjykata Kushtetuese dërgoi në parlament, një vendim të pazbatueshëm.
Mandati i Olta Xhaçkës/ Rama: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i pazbatueshëm, nuk ka të bëjë me deputeten

Kryeministri Edi Rama ka folur për mandatin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka ku tha se Gjykata Kushtetuese dërgoi në parlament, një vendim të pazbatueshëm.

Në intervistë për emisionin“Real Story”, Rama u shpreh se mandati i Xhaçkës është gjykuar në Gjykatën Kushtetuese dhe se rasti i konfliktit të interesit, ka mbetur peng i një konflikti midis grupeve të opozitës. Sipas tij, nuk mund të urdhërohen deputetët sesi duhet të votojnë dhe shtoi se kjo nuk ka lidhje me reformën në drejtësi.

  
"Edhe një herë që të jemi shumë të qartë se është shumë e rëndësishme. Nuk kanë asnjë lidhje fare këto gjëra me njëra tjetrën. Rasti i vendimit për të votuar në parlament nga shumica nuk ka të bëjë fare, zero me Olta Xhaçkën. Rasti i konfliktit të interesit është gjykuar në gjykatë kushtetuese dhe në fund ka mbetur peng i një konflikti midis dy opozitave a tre opozitave, a shtatë opozitave sa janë, që kanë çuar për të njëjtën gjë dy ankesa të ndryshme, dhe gjykata kushtetuese në një farë mënyre ka dashur që ti japë përgjigje edhe njërës edhe tjetrës dhe ka sjellë për parlamentin një vendim të pazbatueshëm. Pse të pazbatueshëm? Për një arsye shumë të thjeshtë. Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë ligjet që bën parlamenti për mos përputhje me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese nuk mund të urdhërojë se si votojnë deputetët, është e pamundur. Është teorikisht dhe teknikisht e pamundur. Sepse vota e çdo deputeti është sovrane. Nuk ka lidhje fare kjo me reformën në drejtësi, kjo ka lidhje me një vendim të gjykatës kushtetuese që është i pazbatueshëm dhe është bërë një përpjekje e pafundme nga të gjithë personat përgjegjës në parlament nga ana jonë për të konsultuar ekspertë, konstitucionalistë, për të konsultuar ekspertë të jashtëm, ndërkombëtarë, si ta zbatojmë këtë vendim. Sepse kur gjykata Kushtetuese merr pësipër të gjykojë një ligj që kalon parlamenti është në të drejtën e saj që të thotë ky ligj nuk përputhet me kushtetutën dhe nuk diskutohet që ti duhet ta zbatosh. Por nëse Gjykata Kushtetuese, sjell një vendim në parlament që thotë ma ço mua këtë ti kështu siç e kërkoj unë, kjo është jashtë mundësive sepse parlamenti është pushtet sovran dhe nuk e detyron dot askush as Gjykata Kushtetuese se si duhet të votojë. Gjykata Kushtetuese gjykon patjetër nëse parlamenti voton në mënyrë të gabuar. Pra, nuk ka lidhje fare me personin.", tha Rama.