Kryetarja e Bashkisë së Përmetit rezulton pozitive me koronavirus

Kryetarja e Bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha, ka rezultuar pozitive me koronavirus. Lajmi u bë i ditur nga vetë Hoxha, e cila nëpërmjet njtimi në Facebook, thotë se është karantinuar bashkë me familja...
Kryetarja e Bashkisë së Përmetit rezulton pozitive me koronavirus
Foto: Kryetarja e Bashkisë së Përmetit rezulton pozitive me koronavirus

Kryetarja e Bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha, ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Hoxha, e cila nëpërmjet njtimi në Facebook, thotë se është karantinuar bashkë me familjarët e saj dhe do të vijojë punën nga shtëpia.

“Të nderuar bashkëqytetarë! Për shkak të shfaqjes së disa simptomave të para, unë dhe familja ime jemi vetë-izoluar duke respektuar rregullat dhe shmangur çdo kontakt të mundshëm.

Pak më parë, më konfirmuan rezultatin pozitiv ndaj Covid-19, për këtë arsye do të vazhdoj qëndrimin dhe punën nga shtëpia deri në përmirësim të gjendjes për t’ju rikthyer sërish angazhimeve. Ju uroj shëndet, kujdes për veten dhe të afërmit.” – shkruan Alma Hoxha.

Hoxha ka lindur në 1972 në Këlcyrë të Përmetit, dhe ka dalë si kryetare e Bashkisë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 në qarkun e Gjirokastrës, propozuar nga Partia Socialiste.