Krimi në Pejë/ I jepet sot lamtumira e fundit 42-vjeçares që u vra nga bashkëshorti

Sot i jepet lamtumira e fundit Gjyljeta Ukella, gruas që u vra dje në Pejë nga bashkëshorti i saj. Varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 16:00, në varrezat e qytetit të Pejës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr vendim që sot, të jetë ditë zie në Kosovë. Ky vendim vjen pasi brenda pak ditësh janë vrarë dy gra nga bashkëshortët e tyre në Kosovë. Nërkohë, në Kosovë situata po cilësohet si alarmante, teksa po kërkohen veprime urgjente për të parandaluar vrasjen e grave. Presidentja Vjosa Osmani ka thënë dje se femicidi ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht.

“Fatkeqësisht sot jemi zgjuar të gjithë në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të e një gruaje nga bashkëshorti saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht dhe mënyra e vetme për ta ndalur atë është në qoftë se ri zgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet e si komb”, tha Osmani dje.